Drejtësia

Gjykata e Lartë bëhet me 11 anëtarë, Meta dekreton gjyqtarin Gentian Medja

Presidenti Ilir Meta dekretoi emërimin e Gentian Medjas si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Presidenca ka njoftuar se Meta ka pranuar propozimin e KLGJ për të emëruar Gentian Medjan në Gjykatën e Lartë.

Me emërimin e ri, nga e marta e 8 marsit, Gjykata e Lartë, bëhet me 11 (njëmbëdhjetë) gjyqtarë, nga 19 që kjo gjykatë duhet të ketë.

Presidenti i Republikës, pavarësisht këtij dekretimi, shpreh rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, “mbi vonesat e pajustifikuara të krijuara në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë