Drejtësia

Gjykata e Elbasanit i refuzoi lirinë para kohe, Safet Gjici ankimon vendimin në Apel

Gazeta Si – Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është ankuar në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm për vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila i rrëzoi vendimin për lirim para kohe me pretendimin se është sëmurë.

Avokati i Gjicit, Përparim Kulluri, kërkoi nga gjykata caktimin e ekspertëve që të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të klientit të tij, gjë e cila u pranua nga trupa e gjykimit.

Në seancën e radhës të datës 12 maj, në Apel pritet të paraqiten ekspertët dhe t’i japin gjykatës aktet e përgatitura, të cilat do të tregojnë nëse ish-kryebashkiaku socialist është apo jo në gjendje të marrë trajtim të nevojshëm mjekësor në kushtet e burgut, apo nëse i rrezikohet jeta nga qëndrimi në qeli.

Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv nga Apeli i GJKKO. Safet Gjici u arrestua në muajin qershor 2023 pas publikimit në rrjete sociale të një videoje erotike mes tij dhe Alma Kaçit në zyrë.

Ai u u dënua përfundimisht nga Apeli i Posaçëm në muajin qershor të këtij viti me 4 vite e 6 muaj burg, dënim i cili u reduktua në 3 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Edhe Alma Kaçi u dënua nga Apeli me një vit burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë