Bota

Gjykata e Apelit i jep një fitore të përkohshme Trumpit për gjobën prej 454 mln dollarë

Gjykata e Apelit në Nju Jork vendosi të ngrijë përkohësisht pagesën e gjobës prej 454 milionë dollarësh nga ish Presidentit Donald Trump, nëse ai depoziton 175 milionë dollarë brenda 10 ditëve të ardhshme. Depozitimi i kësaj shume brenda 10 ditësh do të parandalonte sekuestrimin e pronave të tij.

Zhvillimi i të hënës ndodhi pak para se Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James të fillonte procedurat për të marrë nga ish presidenti shumën e gjobës.

Avokatët e zotit Trump i ishin drejtuar gjykatës së apelit për të ngrirë vendimin e Prokurores James, duke argumentuar se është “praktikisht e pamundur” që të gjendet ndonjë institucion financiar i gatshëm të nënshkruajë një garanci për të paguar një gjobë kaq të lartë prej gati gjysmë miliardë dollarësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë