Nga Gazeta Si- Gjykata e Tiranës shpalli vendimin përfundimtar ndaj Tire Alldervishit, sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe tre infermiereve të akuzuara për “mashtrim”, pasi i mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me Covid në këmbim të shërbimit.
Alldervishi është dënuar përfundimisht me 4 vjet burgim, dënim që ka nisur nga 12 janari i vitit 2021 kur ajo u arrestua. Megjithatë Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur të pavuajtur të këtij dënimi penal (konkretisht prej 11 muaj), dhe vënien e të pandehurës, në provë për një periudhë prej 22 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar.
Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, e pandehura detyrohet të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe sistematike me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
Ndërkohë, infermieret e tjera të akuzuara për mashtrim dhe sanitarja janë shpallur të pafajshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.