Drejtësia

Gjykata cakton urdhër-mbrojtjeje nga njëri-tjetri për Leka Zogun dhe Elia Zaharian: Të mbajnë 5 metra distancë

Gazeta Si - Gjykata Civile në Tiranë, ka pranuar kërkesën për urdhër-mbrojtje, si për Leka Zogun, ashtu edhe për ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia.

Këtë të enjte, në këtë gjykatë u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharia dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharia për shkak të një konflikti fizik në familjen mbretërore.

Kur Leka dëshiron të takojë vajzën, nuk duhet të jetë Elia, por në prani do të jetë një dado. Palët duhet të mbajnë distancë 5 metra larg njeri-tjetrit. Ndërkohë që të pranishëm në gjykatë ishin edhe Elia dhe Gjergji Zaharia.

Për herë të parë pas raportimit të konfliktit, Elia Zahariaj shfaqet në dyert e gjykatës. Në foto e mësipërme është momenti kur Elia dhe babai i saj Gjergji dalin nga Gjykata Civile. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.

Një ditë më parë, në media u bë publik lajmi se Princ Leka kishte denoncuar për dhunë Elia Zaharinë dhe babain e saj Gjergj Zaharia, për dhunë. Po ashtu edhe Elia Zaharia e kishte denoncuar Princ Lekën për të njëjtën vepër penale.

Në dëshminë e tij neë Polici Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin. Ndërsa ka shtuar se gjate konfliktit, Gjergj Zaharia ka marre një statuje prej druri dhe e ka goditur.

Nga video shikohet qe Elia Zaharia e ndjek Princ Leken neper ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70-vjeçar

Ndërkohë qe ai dëgjohet teksa thotë nuk preka gjë me dore dhe tenton te ike, por me njërën dore mban celularin duke filmuar ish-bashkëshorten e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë