Nga Gazeta ‘Si’- Një gjykatës amerikan ka pezulluar përkohësisht urdhrin e Presidentit Donald Trump për shtetësinë.
Në arsyetimin e tij gjykatësi tha se urdhri për të hequr shtetësinë për personat që lindin në SHBA është antikushtetues.
Urdhri i nënshkruar nga Trump në ditën e inaugurimit, ishte planifikuar të hynte në fuqi më 19 shkurt.
Sipas padisë ai mund të ndikojë në qindra mijëra njerëz të lindur në vend.
Në vitin 2022 kishte rreth 255,000 lindje të fëmijëve shtetas nga nëna që jetonin në vend në mënyrë të paligjshme dhe rreth 153,000 lindje nga dy prindër të tillë, sipas padisë prej katër shtetesh të paraqitur në Seattle.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.