Ka ndodhur

Gjykata Administrative e Apelit shtyn gjyqin për Sinan Tafajn

Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative të Apelit për Sinan Tafajn.            

Mësohet se padia e Sinan Tafajt kundër KED do të shqyrtohet të premten në Apelin Adminstrativ.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e relatores së çështjes, por nuk dihet shkaku i mungesës.

Seanca ishte parashikuar të mbahej sot në orën 14:30 por palët janë njoftuar paraprakisht.

Tafaj ka paditur KED që e skualifikoi nga gara për Gjykatën Kushtetuese.

Sinan Tafaj pretendon se po diskriminohet për shkak se është i verbër. Prej ditësh, Apeli Administrativ po shqyrton vetëm çështje emergjente pasi një pjesë e administratës gjyqësore dhe gjyqtarë janë të prekur nga Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë