Ka ndodhur

Apeli Administrativ rikthen në garë për Kushtetuesen Zhaklina Peto

Gjykata Administrative e Apelit rikthen sërish në garë për në Gjykatën Kushtetuese pedagogen Zhaklina Peto.

Vendimi është marrë ditën e sotme, teksa padia ishte depozituar më 3 dhjetor.

Peto fiton për të dytën herë të drejtën për të vijuar garën për Kushtetuese nga Apeli Administrativ.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për mosplotësim kriteresh, ndërsa tashmë duhet ta verifikojë për të tretën herë.

Ky rikthim në garë i Petos, komplikon më shumë procedurat me kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë