Shendet

Gjumi i keq mund të shkaktojnë rritje të problemeve të shëndetit mendor

Një gjumë jo i mirë mund t’ju bëjë të jeni të mërzitur në mëngjes, por ndikimet afatgjata të të fjeturit shpesh të keq mund të jenë shumë serioze.
Ekspertët kanë paralajmëruar për një rritje të problemeve të shëndetit mendor të shkaktuara nga problemet e gjumit sipas një studimi të fundit. Studimi, i cili anketoi 203 profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe u krye nga kompania farmaceutike Perrigo, zbuloi se 85% e ekspertëve përfshirë mjekët dhe farmacistët thonë se gjumi i dobët ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor të pacientëve.
Profesionistët e kujdesit shëndetësor cituan ‘varësinë’ e rrjeteve sociale, përdorimin e tepruar të telefonave inteligjentë dhe shqetësimet financiare, që ka të ngjarë të kenë ndikimin më negativ tek gjumi gjatë pesë viteve të ardhshme. Kur bëhet fjalë për përmirësimin e kujdesit për veten, shtatë në 10 ekspertë të kujdesit shëndetësor thonë se një problem është edhe ngurrimi i pacientëve për të pranuar problematikat e tyre. Në këtë hulumtim, njerëzit raportuan rritje të niveleve të stresit (33%), ankth (34%) dhe humor të ulët (42%) pas një gjumi të keq natën. Por, shumica e konsumatorëve (61%) thonë se do ta kenë të vështirë të ndryshojnë modelet ose zakonet e tyre të gjumit.
Anant Naik, zëdhënës i Shëndetit Mendor në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se ky është një trend vërtet shqetësues që ne presim të ndikojë në një numër të madh njerëzish gjatë viteve të ardhshme.
“Gjumi dhe shëndeti mendor janë të lidhura në thelb, shëndeti i dobët mendor mund të ndikojë në gjumë dhe mungesa e gjumit mund të shkaktojë dhe përkeqësojë problemet e shëndetit mendor, përfshirë ankthin dhe depresionin. Gjumi duhet të merret shumë më seriozisht si një mënyrë për të ndihmuar në trajtimin dhe parandalimin e problemeve të shëndetit mendor”, shpjegon eksperti.
Sipas tij edhe pse përmirësimi i zakoneve të gjumit shpesh shihet si një gjë e vështirë për t’u arritur, lajmi i mirë është se ka shumë zakone të thjeshta që mund të filloni të krijoni për të përmirësuar gjumin.
“Kjo mund të përfshijë respektimin e një rutine të qëndrueshme para gjumit, heqjen e telefonave dhe laptopëve para gjumit, krijimin e një mjedisi qetësues në dhomën tuaj dhe mbajtjen e ditari ku të shkruani përpara gjumit”, shpjegoi eksperti.
Burimi:MetroNews/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë