Talentet shqiptarë, po korrin gjithnjë e më shumë sukses në vende të ndryshme të botës. Një ndër ta është edhe Gjon Muharremaj, apo siç e njohim ne Gjon’s Tears, i cili ka shkëlqyer një performancen e tij “Rocket Man”, të Elton John për “Voice of France”, duke kaluar kështu në gjysmëfinale.
Ai njihet me emrin e artit “Gjon’s Tears” dhe ka lindur në Zvicer, por është me origjine nga trojet shqiptare. Karriera e tij ka nisur kur ishte vetëm 12 vjeç, kur mori pjesë në “Albania’s Got Talent” për herë të parë. Tashmë Gjoni është 20 vjeç dhe vazhdon të realizojë ëndrrat e fëmijërisë, duke synuar që zëri i tij të dëgjohet edhe në vende të tjera.
I riu është pjesë e grupit të këngëtarit të njohur “Mika” dhe përpos kompeicionit, përpara disa kohësh ai nxori në treg dhe këngën e tij të parë, të titulluar “Babi”. Në një prej intervistat e tij të fundi Gjon ka theksuar se “Voice France” është një eksperiencë e re e cila e ka ndihmuar të krijoj një koncept për faktin se çfarë muzike do të bëjë.
“Muzika që unë krijoj, dëshiroj të pëlqehet si në Francë, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë,” është shprehur ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.