Gazeta Si – Novak Gjokoviç është tenisti që ka përfituar më shumë financiarisht në vitin 2023. Ai udhëheq këtë klasifikim special, me 15.952.044 dollarë të fituar gjatë vitit kalendarik.
Në vend të dytë është spanjolli Karlos Alkaraz, me 10.753.431 dollarë fitime. Podi plotësohet nga rusi Danil Medvedev, i cili ka arkëtuar 9.239.679 dollarë. Më pas vjen italiani Janik Siner, me 8.349.392 dollarë.
Praktikisht, shkalla e përfitimeve të tenistëve përputhet në mënyrë perfekte me klasifikimin Atp sa u takon 4 vendeve të para në botë, sepse janë të njëjtët emra.
Te femra, numri 1 në botë, Iga Shviatek, ka arkëtuar shumën e 9.857.686 dollarëve, gati 2 milionë më shumë se bjellorusja Arina Sabalenka, e cila ka kryesuar klasifikimin botëror thuajse gjatë gjithë vitit. Në vend të 3-të vjen tenistja amerikane Koko Gauf, me 6.669.622 dollarë.
Është fakt tashmë se shpërblimet mes tenisit të meshkujve dhe atij të femrave janë shumë të ngjashme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.