Gazeta Si – Pas përjashtimit nga “Australian Open”, Novak Gjokoviç është shprehur i gatshëm të humbasë edhe dy turnetë e ardhshëm Slam, nëse do të jetë me detyrim vaksina kundër Covid-it:
“Jam gati të sakrifikoj pjesëmarrjen në kompeticione, si Uimbëlldoni apo Roland Garros, për shkak të qëndrimit tim ndaj vaksinës”, – ka deklaruar tenisti serb në një intervistë për BBC, ku gjithashtu ka theksuar: “Është një çmim që jam i gatshëm ta paguaj”.

Në janar Gjokoviç nuk u pranua nga Australia, që anuloi viston e tenistit për shkak të vaksinës. Ai deklaroi në atë kohë se kishte një rekomandim mjekësor për të hyrë në Australi dhe për të marrë pjesë në Australian Open. Tenisti ishte shëruar nga Covid-19, që e kishte kapur në fund të 2021-shit.
Gjithsesi, ministri i emigracionit në Australi, Alex Hawke, e anuloi personalisht viston e 34-vjeçarit me argumentin se prania e tij do të shkaktonte ‘çrregullsi civile’ dhe do të inkurajonte qëndrimin anti-vaksinë. ‘Nole’ sërish ka theksuar se nuk është ‘no-vax’, por një person që ka të drejtën të zgjedhë se çfarë duhet të marrë në trupin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



