Gazeta Si – Pas atij debutimi të pasigurt ndaj koreanit modest Kuon, Gjokoviç ka shpërthyer në ndeshjen e dytë. Ai ka shkëlqyer në tapetin e blertë dhe ka mundur pas 3 setesh australianin Thanasi Kokinakis. Serbi është kualifikuar për në turin e tretë të Uimbëlldonit.
Ndeshja zgjati tri orë fiks dhe ishte e gjitha në dominimin e Gjokoviçit, 6-1, 6-4 dhe 6-2. Ish-numri 1 e kishte lojën gjithë kohën në dorë.
Third round bound 🇷🇸@DjokerNole defeats Thanasi Kokkinakis 6-1, 6-4, 6-2 in two hours on Centre Court #Wimbledon | #CentreCourt100 pic.twitter.com/o31o0XUvKq
— Wimbledon (@Wimbledon) June 29, 2022
Ishte vërtet një spektakël absolut i Novak Gjokoviçit, i cili e përkëdheli topin. Ai luajti në thellësi me kujdesin maksimal. Australiani u dorëzua shpejt.
Seti i dytë pati më shumë luftë sportive, por Kokinakis e humbi rivalin në gejmin e tretë. Në rezultatin 3-5 anuloi 4 ‘set point’-e, duke zgjatur ndeshjen, por serbi nuk fali dhe e mbylli setin 6-4.
Në setin e tretë Nole fluturoi shpejt dhe e mbylli atë 6-2. Gjokoviç fitoi 5 gjeme me 0 për kundërshtarin, 2 me nga 15 dhe 4 nga 30. Ishte ndeshja e 81-të e fituar nga serbi në historinë e turneut.

Kundërshtari i radhës për Gjokoviçin do të jetë fituesi i çiftit Tabilo-Kecmanoviç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



