Lojëra me Dore

Gjokoviç nuk ndryshon qëndrim për vaksinën, Us Open në rrezik

Gazeta Si – Bindjet e tenistit serb në lidhje me Covid-19 dhe vaksinën nuk ndryshojnë. Me rregullat aktuale, Novak Gjokoviç nuk mund të marrë pjesë në turneun e Nju Jorkut.

Pas Australian Open, Novak Gjokoviç rrezikon të humbasë edhe Us Open. Shkak është gjithmonë qëndrimi i tij ndaj vaksinës së Covid-19. Serbi nuk lëviz nga pozicioni i tij, edhe pse kostot sportive për të mund të jenë të mëdha.

Novak Gjokoviç. Gazeta Si, 27 qershor 2022

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur rregullin e vaksinës së detyrueshme për ata që duan të hyjnë në këtë vend. Dhe ky rregull nuk e lejon Gjokoviç të luajnë në turneun e fundit Slam të sezonit.

“Sot, duke pasur parasysh rrethanat, nuk më lejohet të hyj në Amerikë, – ka thënë Gjokoviç në Londër. – Më pëlqen të shkoj të luaj aty, por për momentin nuk është e mundur. Është një motiv më shumë për të bërë më mirë në Uimbëlldon”.

Numri 3 i renditjes botërore më pas ka shtuar se ai vetë nuk ka në plan të ndryshojë mendim: “Nuk ka ndonjë gjë që unë mund ta bëj në këtë rast. Varet nga qeveria amerikane, jo nga mua”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë