Pas fitores së parë ligjore, Novak Gjokoviç ka zbritur në fushë për të kërkuar fitoren e dytë në “Melbourne Park”. Numri 1 në botë është parë të stërvitet në selinë e “Australian Open” një ditë pas fitores së bujshme në gjykatë kundër anulimit të vistos së tij.
Nëntë herë kampion në Slam-in e parë të vitit, Gjokoviç ka bërë nxemjen në një palestër dhe pastaj i është drejtuar fushës, ku pas 6 ditësh nis turneu. Kampioni serb ka konfirmuar dëshirën për të marrë pjesë në “Australian Open”, por ai rrezikon ende që të përjashtohet nga Australia, sepse nuk është i vaksinuar ndaj Covid-it.
I’m pleased and grateful that the Judge overturned my visa cancellation. Despite all that has happened,I want to stay and try to compete @AustralianOpen
— Novak Djokovic (@DjokerNole) January 10, 2022
I remain focused on that. I flew here to play at one of the most important events we have in front of the amazing fans. 👇 pic.twitter.com/iJVbMfQ037
Pjesëmarrja e Gjokoviçit në turne mbetet ende me “ndoshta”, sepse qeveria mund t’ia anulopjë sërish viston. “Kam ardhur këtu për të luajtur një nga turnetë më të mëdhenj përpara spektatorëve të jashtëzakonshëm”, – ka shkruar serbi në Instagram.
Një javë para startit të torneut (17-30 janar), Christopher Tran, një avokat i qeverisë, ka bërë me dije se mund të ketë një vendim për largimin e Gjokoviçit nga Australia dhe ndalimin e hyrjes së tij në këtë vend për 3 vjet. Qeveria australiane ka deklaruar se po vlerëson situatën dhe se çfarë veprimesh do të bëjë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




