U shndërrua në një telenovelë pjesëmarrja e numrit 1 të botës në tenis, Novak Gjokoviç, në “Australian Open”, një turne që do të nisë më 17 janar në Melburn. Tashmë dilema duket se është zgjidhur, serbi do të jetë në Australi.
Emri i Gjokoviçit është në listën zyrtare të pjesëmarrësve të turneut. Serbi, i cili e fitoi “Australian Open” sezonin e kaluar, e kishte vënë në dyshim pjesëmarrjen, duke mos dashur të zbulonte publikisht, nëse është vaksinuar ose jo kundër Covid-it.

Ai vetë ka deklaruar se do të marrë shpejt një vendim, nëse do të jetë apo jo në këtë turne, por fakti që emri i tij figuron në listë do të thotë se nuk do të mungojë.
Mungesa e madhe e “Australian Open” do të jetë amerikania Serena Uilliams. Fituesja e 23 “slam”-eve në karrierë, – një më pak se Margaret Kurt, që mban rekordin, – duhej të luante në këtë turne, por emri i saj nuk figuron në listën zyrtare të pjesëmarrësve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




