Gazeta Si – Novak Gjokoviç kualifikohet për në gjysmëfinale të turneut të Romës. Numri 1 në botë është favorit kryesor për fitimin e këtij turneu. Serbi duket se po kthehet në formën e tij më të mirë.
Novak Gjokoviç mundi Feliks Auger-Aliasime në një ndeshje të vështirë. Kanadezi e detyroi serbin të luante tenisin e tij më të mirë për të kaluar në gjysmëfinale. Dhe në vështirësi serbi di ta tregojë veten.
Down to the final 4️⃣ in Rome 🎾@InteBNLdItalia | #IBI22 pic.twitter.com/7ghIIujRMU
— ATP Tour (@atptour) May 13, 2022
Numri 1 në botë e mbylli ndeshjen në dy sete, 7-5 dhe 7-6, duke siguruar gjysmëfinalen. Novak Gjokoviç e pret tani Kasper Rud, i cili më parë kishte mundur Denis Shapovalov me rezultatin 7-6, 7-5. Gjokoviç konsiderohet favorit jo vetëm për kalimin në finale, por edhe për fitimin e tofeut.
Sheer brilliance 👏@DjokerNole | @InteBNLdItalia | #IBI22 pic.twitter.com/EyySqp43Nm
— ATP Tour (@atptour) May 13, 2022
Pak ditë më parë u eliminua nga turneu Rafael Nadal, për shkak dëmtimi. Spanjolli, ashtu si dhe Novak Gjokoviç dhe emrat e tjerë të rëndësishëm, objektiv kryesor kanë “Roland Garrosin”.
Në gjysmëfinale ka kaluar edhe gjermani me origjinë ruse, Aleksandër Zverev. Ai mundi në çerekfinale kilenin Kristian Garin, me rezultatin 7-5, 6-2, pas një orë e 51 minutash lojë. Tani do të ndeshet me grekun Stefanos Tsitsipas.
Te femrat, Arina Sabalenka, numri 8 i klasifikimit botëror, kaloi pas 3 setesh amerikanen Amanda Anisimova. Ajo fitoi 4-6, 6-3 dhe 6-2 me sete. Në gjysmëfinale do të ndeshet me Iga Shviatek. Polakja, numri 1 në botë, mundi kanadezen Bianka Andresku 7-6, 6-0.
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë Ons Jabeur kundër Daria Kasatkina. Tuniziania që po surprizon kohët e fundit, mundi me përmbysje Maria Sakari, 1-6, 7-5, 6-1. Tenistja ruse ndërkohë përfitoi nga tërheqja e zviceranes Jil Teichman për kalimin në gjysmëfinale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



