Lojëra me Dore

Gjokoviç merr ‘hak’ ndaj Alkaraz, fitore me përmbysje në finalen epike të Sinsinatit

Gazeta Si – Tenisti serb ka fituar 5-7, 7-6 dhe 7-6 një finale spektakolare, që zgjati gati 4 orë. Zhgënjimi në Uimbëlldon lihet pas me fitoren në finalen e Sinsinatit ndaj spanjollit.

Alkaraz dhe Gjokoviç u ritakuan pas finales së Uimbëlldonit në ATP Masters 1000 të Sinsinatit, ku triumfoi me përmbysje tenisti serb. Alkaraz fitoi setin e parë, por më pas ‘Nole’, pasi anuloi një ‘match point’, fitoi dy setet e tjera, duke bërë të vetin titullin. Ishte një finale epike, që reflektohet edhe në rezultat.

Ulerima e Gjokoviç pas triumfit ne Sinsinati. Gazeta Si, 21 gusht 2023

Novak Gjokoviç është sërish ‘mbret’ i Sinsinatit. Ai ka fituar ATP Masters 1000 numër 57 të karrierën e tij të pambarimtë, duke u ‘hakmarrë’ kështu edhe për humbjen në Uimbëlldon. Serbi e cilësoi finalen si “një nga më të fortat në jetën e tij”.

Në fillim Karlos e vuri në vështirësi Gjokoviçin. Ai e rriti nivelin e lojës me freskinë e tij, ndërsa ‘Nole’ tentoi të gjente kënde gati të pamundura. Ndeshja vazhdoi me inercinë e spanjollit, që shfrytëzoi problemet (edhe fizike) të Gjokoviçit. Shkoi në ‘tie break’, ku Alkaraz kishte mundësinë e mbylljes së ndeshjes, por kundërshtari rezistoi dhe fitoi setin e dytë.

Seti i tretë ishte i një niveli shumë të lartë nga dy protagonistët, me serbin që e vuri në vështirësi spanjollin dhe në fund fitoi trofeun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë