Lojëra me Dore

Gjokoviç kalon në gjysmëfinale të Uimbëlldonit, eliminohet Federer

Europiani i futbollit ka marrë gjithë vëmendjen në këtë periudhë, por në Angli po zhvillohet edhe një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit, ai i Uimbëlldonit, që po u drejtohet gjysmëfinaleve. Është kualifikuar pa problem numri 1 në botë, Novak Gjokoviç, ndërkohë që është eliminuar Roxher Federer, koha e të cilit po perëndon tashmë.

Për herë të 10-të në karrierë, Novak Gjokoviç shkon në gjysmëfinale të Uimbëlldonit. Ai mundi 6-3, 6-4, 6-4 hungarezin Marton Fucsovics. Tani, mes serbit dhe finales është kanadezi Denis Shapovalov, që eliminoi në 5 sete rusin Karen Khaçanov. Është eliminuar në çerekfinale Federer, ku është mundur nga polaku Hubert Hurkacz, 6-3, 7-6, 6-0.

Federer përshëndetet me Hurkaz pas eliminimit. Gazeta Si, 7 korrik 2021

Novak Gjokoviç nuk luajti ndeshjen më të mirë ndaj Fucsovics, por ia arriti qëllimit. Hungarezi vetëm sa limitoi dëmet, duke përfituar nga një moment dobësie i numrit 1 në botë. Për tenistin serb, është gjysmëfinalja e 41-të në një turne Major, e 10-a në Uimbëlldon. Nole synon finale e shtatë në barin anglez për të mbajtur gjallë ëndrrën e Grande Slam-it.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë