Në fund fitoi ai, Novak Gjokoviç. Numri 1 i botës në tenis do të marrë pjesë në “Australian Open”, falë një leje të posaçme që i është dhënë nga qeveria australiane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë tenisti serb para nisjes për në Melburn, edhe pse nuk i ka respektuar masat ndaj Covid-it.
“Një vit të mbarë për të gjithë! Ju uroj shëndet, dashuri dhe lumturi, që të ndjeni dashuri dhe respekt për të gjitha qeniet e këtij planeti të mrekullueshëm. Kam kaluar momente shumë të bukura dhe tani po nisem për në Australi me një leje të veçantë”, – ka shkruar Gjokoviç në Instagram.

Kampioni në fuqi i “Australian Open” ka marrë një leje speciale nga autoritetet australiane, që kërkojnë një çertifikatë vaksine për të hyrë në këtë vend. Nga organizatorët e turneut është parashikuar që pjesëmarrësit të jenë të vaksinuar, kurse Gjokoviç gjithmonë ka refuzuar të deklarojë, nëse është i vaksinuar apo jo. Tani për pjesëmarrjen e tij në “Australian Open” nuk ka më dyshime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




