Policia ndëshkon me gjobë kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi për mosmbajtje të maskës. Ajo është gjobitur së bashku me ish-deputeten e LSI, Floida Kërpaçi.
Kryemadhi dhe Kërpaçi janë gjobitur në rrugën “Llazi Miho” në Kombinat, pasi janë kapur duke lëvizur pa maskën mbrojtëse.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat, në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, kryesisht të vendosjes së maskës së detyrueshme që në momentin që del nga banesa, kanë konstatuar në Kombinat, në rrugën “Llazi Miho”, rreth orës 11:00, shtetaset Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaçi, përfaqësuese të forcës politike LSI, të cilat nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas Aktit Normativ, ata janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë secila.
Kryemadhi është shfaqur pa maskë në të gjitha takimet në publik. Sipas saj, kryesorja në luftën ndaj virusit është higjiena personale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




