Ka ndodhur

Gjobiten 627 qytetarë për maskat, dy lokale ndëshkohen për muzikën

627 qytetarë janë ndëshkuar nga policia në 24 orët e fundit.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 627 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

10 prej tyre nuk kanë bashkëpunuar për të treguar mjetin e identifikimit, ose nuk e kanë pasur me vete, dhe janë shoqëruar në komisariat.

“Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, vijon njoftimi.

Nga ndëshkimi nuk kanë shpëtuar as 2 lokale, të cilat janë ndëshkuar me gjoba nga 1 milion lekë, pasi vendosën muzikë pas orës 20:00.

Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë