Ka ndodhur

Gjobiten 2986 qytetarë dhe 4 lokale në 24 orë

Policia e Shtetit ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit, 2986 qytetarë, pasi nuk respektuan masat anti-COVID, ku 2958 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Po ashtu në njoftim thuhet se janë gjobitur 530 drejtues mjetesh, të cilët udhëtonin pa leje pas orës 20:00.

Ndëshkimit të policisë nuk i kanë shpëtuar as katër subjekte, 1 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Sarandë.

Këto subjekte u gjobitën pasi ushtronin aktivitetin e tyre pas orës 20:00.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë, 24 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Ndër të tjera, Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë