Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka gjobitur 51 subjekte deri më tani për tregtim të karburantit me përbërës të dëmshëm.
Gjobat kanë arritur vlerën e 17.3 milionë lekëve, ku bëjnë pjesë edhe shkelje të tjera.
Janë gjobitur gjithashtu edhe nënpunës të OSHEE-së, për shkelje të VKM-së “Për Miratimin e Rregullit Teknik, Për kërkesat teknike në instalimin dhe kontrollin e dispozitivit diferencial, vendosur ne pajisjet, impiantet dhe instalimet elektrike”.
ISHTI kishte nën monitorim edhe lidhjet direkt me gazin dhe ka ndëshkuar shumë subjekte që nuk kanë respektuar kërkesat teknike në instalimin e tyre.
Masa administrative janë vendosur edhe ndaj kompanive të mëdha siç është Bankers Petroleum për mosrespektim të normave dhe kushteve teknike në përputhje me dokumentacionin e inspektimit si dhe vendosje në punë pajisje nën presion pa projekt teknik dhe vërtetim përputhshmërie, në përputhje me dokumentacionin e inspektimit. ISHTI ka gjobitur kompaninë me 4.2 mln lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.