Gazeta Si – Një listë e gjatë gjobash dhe dënimesh është publikuar sot nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së. Vendimet janë marrë duke iu referuar ngjarjeve që kanë ndodhur në javën e 3-të të Superiores dhe javën e 2-të të Kategorisë së Parë.
Bie në sy fakti se 5 klube janë dënuar për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve të tyre. Dhe bëhet fjalë për klube me emër, si Tirana, Vllaznia, Tomori, Elbasani dhe Flamurtari. Më rëndë janë dënuar klubet e Elbasanit dhe Flamurtarit, me nga 100 mijë lekë secili.

Vendimet kyesore të Disiplinës dhe Etikës:
Zyrtarët e Kukësit, Naim Halili dhe Oltjon Kërnaja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohen me 2 ndeshje pezullim.
Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë. Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në “Elbasan Arena” brenda 15 ditëve.
Zyrtari i Elbasanit, Elton Guranjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim. Lojtari i Elbasanit, Armando Rami, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim.
Vora urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në “Elbasan Arena” brenda 15 ditëve.
Flamurtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.
Zyrtari i Bylis, Ermal Hasimaj, për provokim të spektatorëve, dënohet me 2 ndeshje pezullim. Zyrtari i Bylis, Kostantinos Michailidis, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




