Ngjarje

Gjobë kush hedh plehra në rrugë, do përdoren kamerat

Nga Gazeta Si- Kamerat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për identifikimin dhe gjobitjen e personave që hedh mbeturina në akset kombëtare.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ekipet e mirëmbajtjes po pastrojnë çdo ditë akset rrugore nga mbetjet e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtues dhe pasagjerë automjetesh.

Sipas saj, pavarësisht ndërhyrjeve të vijueshme të punonjësve të mirëmbajtjes, problemi i ndotjes mbetet shqetësues.

“Punonjësit tanë kanë ndërhyrë në vijimësi, por kjo nuk mjafton”, vijoi zv/kryeministrja.

Për këtë arsye, Balluku paralajmëroi se kamerat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për identifikimin dhe gjobitjen e ndotësve, deri në arritjen e ndërgjegjësimit të plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë