Drejtësia

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD Arjan Ndoj për pastrim parash e fshehje pasurie

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka urdhëruar që SPAK të hetojë deputetin e PD-së, Arjan Ndoj për akuzat e pastrimit të parave dhe fshehje pasurisë.

Çështja ishte regjistruar në vitin 2023 nga ana e Prokurorisë së Tiranës, por kjo e fundit bëri kërkesë për ta pushuar.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, procedimi penal ndaj Ndojës ishte regjistruar për veprat penale “pastrim i produkteve të veprën penale ose veprimtarisë kriminale”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Për këtë arsye, gjyqtari Erion Çela ka kthyer dosjen në SPAK dhe ka urdhëruar prokurorët të hapin procedimin penal dhe të nisin hetimet për ish-prokurorin e Durrësit.

Ndaj Arjan Ndoj, është bërë një atentat me armë zjarri në nëntor të vitit 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i tij në ato kohë, Andi Maloku, ndërsa ish-prokurori dhe miku i tij, Aleksandër Laho mbetën të plagosur.

Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Ndoj kandidoi për Partinë Demokratike në Qarkun e Durrësit, duke fituar mandatin në Parlament.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë