Ka ndodhur

GJKKO shpall fajtor ish-kryebashkiakun Fatos Tushe, 3 vite e 8 muaj burg

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka marr vendimin për ta shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, për shpërdorim detyre dhe e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim.

Tushe përfiton nga gjykimi i shkurtuar me uljen e një të tretës së dënimit dhe do të vuajë 2 vite e 4 muaj burgim.

Trupa gjykuese është kryesuar nga gjyqtari Erion Bani dhe ka pranuar kërkesën e SPAK për dënim plotësues për Tushen. Ish-kryebashkiakut do t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

SPAK fillimisht kishte kërkuar dënimin me 5 vite burg për Tushen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë