Drejtësia

GJKKO rrëzon kërkesën e Kryemadhit për heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për heqjen e masës së sigurimit “detyrim paraqitje”.

“Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës”, thuhet në njoftimin zyrtar të GJKKO.

Më herët, avokati i saj kishte hequr dorë nga revokimi i masës dhe për këtë arsye edhe GJKKO rrëzoi kërkesën e deputetes.

    Masa e sigurisë ndaj Kryemadhit u lëshua më 21 tetor 2024, ditën kur u arrestua ish-Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili akuzohet për 3 vepra penale, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim pasurie”. Për të njëjtat akuza është caktuar masa edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kryemadhi.

    Edhe kërkesa e deputetes për lirimin nga sekuestro të një vile në Kodrën e Diellit u rrëzua më herët nga Gjykata e Lartë.


    Copyright © Gazeta “Si”


    Më Shumë