Drejtësia

GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros së pasurive

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Ervis Martinajt, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe familjarëve të tij për heqjen e sekuestros dhe lirimin e pronave të sekuestruara më parë.

Sipas gjyqtarit Erion Bani, kërkesa ishte e pabazuar ligjërisht dhe prokuroria ka vepruar brenda afatit për të kërkuar konfiskimin.

Në vitin 2023, 34 pasuri u sekuestruan ndaj familjes Martinaj dhe personave të lidhur me ta, duke përfshirë aksione në kompani, prona të patundshme, automjete dhe llogari kursimi.

Prokuroria e Posaçme argumentoi në njoftimin e saj zyrtar, se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Në sekuestro është vendosur një kazino që ishte 100 përqind në pronësi të tij, si dhe disa shoqëri aksionere.

Nga lista e sekuestrimeve rezultojnë edhe disa  shoqëri aksionere që Martinaj i ka në emrin e tij dhe të familjarëve.

Gjithashtu sipas vendimit të Gjykatës janë sekuestruar disa automjete luksoze, toka, troje ullishte si dhe apartamente dhe llogari bankare në Kurbin, Tiranë, Fushë-Kuqe dhe në Dhërmi.

SPAK ka kaluar në sitë llogaritë bankare të Martinajt dhe të afërmve të tij që prej vitit 2000. Në sitë gjithashtu kaluan edhe pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të tyre, ku SPAK arriti të identifikojë një banesë në Surrel e blerë në letra nga një person tjetër, por që pas dëshmisë së tij, rezultoi se ishte blerë realisht nga Ervis Martinaj.

Në seancat e ardhshme, SPAK pritet të marrë në pyetje disa prej pronarëve të pasurive, përfshirë babain e tij, Mustaf Martinaj.

Ky vendim vjen pas shqyrtimit të kërkesës për rreth dy vite, ndërsa ligji parashikon që shqyrtimi i masës së sekuestros duhet të kryhet brenda një viti.

I konsideruar si një ndër njerëzit më të shumëkërkuar në vend, Ervis Martinaj u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij në gusht të vitit 2022, ndërsa fati i tij mbetet ende i panjohur.

Ndaj Martinajt ka dy urdhërarreste nga SPAK, ndërsa përgjatë viteve, ka pasur kontrolle të shumta nga policia në disa banesa në zonën e Shijakut, Durrësit e Vlorës.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruar të bosit të lojrave të fatit: 

1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

2. 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj

3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

5. Subjekti “Ervis Martinaj”

6. Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

7. Subjekti “Drenica Martinaj”

8. Subjekti “V.K”

9. Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj

12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj

13. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

14. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj

15. Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

16. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

17. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

18. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

19. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

20. Arë me sip.7 000 m2 në Patok

21. Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2

22. Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2

23. Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2

24. Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

25. Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

26. Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

27. Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

28. Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

29. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

30. Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

31. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

32. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

33. Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

34. Llogari kursimi për fëmijë


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë