Drejtësia

GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut për pezullimin nga detyra

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Belinda Ballukut, e cila kërkonte heqjen e pezullimit të detyrës si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pas akuzave të SPAK për “shkelje të barazisë në tenderë”.

Balluku kishte kërkuar që kjo masë të mos ishte më në fuqi pasi e ka humbur objektin e saj, por la në fuqi të pandryshuar vendimin e SPAK.

Një ditë më parë, Parlamenti votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Me 82 vota kundër të mazhorancës socialiste dhe 47 pro të deputetëve të opozitës u rrëzua kërkesa për ndryshimin e masave të mëparshme, dhënë nga Gjykata e Posaçme, ajo e pezullimit nga funksionet qeveritare dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit.

SPAK e akuzon Ballukun për tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe, duke shkaktuar përplasje të forta politike mes shumicës dhe opozitës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë