Gazeta Si – GJKKO ka pranuar kërkesën anëtares së KPK-së Etleda Çiftja për gjykim të shkurtuar, pasi akuzohet për delarim të rremë dhe falsifikim dokumentesh.
Seanca e radhës do të mbahet më 29 korrik, ndërsa Çiftja kërkon pushimin e çështjes për mungesë të veprës penale.
Me ndryshimet e reja të K.Pr.Penale kur kërkohet gjykim i shkurtuar dhe pranohet kërkesa kalohet direkt në diskutimet përfundimtare dhe gjyqtari i seancës paraprake kthehet në gjyqtar themeli.
Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.
Pak javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur Çiften për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.
Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ajo është anëtarja e tretë nën hetim nga SPAK. Ndërkohë Çiftja vazhdon të ushtrojë funksionin e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




