Nga Gazeta Si – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Ai dyshohet nga SPAK për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona, si dhe në supergrabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit.
Ndërkohë, për Armis Stafën, masa e sigurisë është ndryshuar nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Sipas SPAK, ai dyshohet për pastrim parash përmes shitblerjes së automjeteve, në funksion të organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.