GJKKO ka konfiskuar pasuritë e disa të dënuarve të dosjes 339 që lidhet me laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit.
Bëhet me dije se vlera e pasurive shkon në 5 milion euro. Disa prej tyre janë të grupit të Avdylajve në Shijak.
Gjithashtu në vijim të njoftimit të SPAK, thuhet se disa prej pasurive janë në emrin e Admir Hoxhës, ndërsa disa automjete të tjera i përkasin Saimir Sulejmanit, Esat Mehmetit, Xhevit Shutit, Flamur Çelajt dhe Shkëlqim Avdylit, përgjithësisht pasuritë ishin në prona si 1 bar-restorant, hotel 4 -katësh në Rinas-Krujë dhe 7 automjete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.