Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci i marrë i pandehur për shkelje barazisë në tendera.
Pjesë e grupit të Becit janë edhe Jonid Kazani, Edlira Mitrushi e Yllka Nishku, si dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Rudin Gjoni, Premtim Dauti e Adela Ruko që po ashtu u njohën me vendimin e gjyqtares Marinela Osmanit për kalimin në gjykim të dosjes.
Të gjithë të pandehurit kërkuar gjykim të shkurtuar, përveç Premtim Dautit. Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerë 96.5 milion lek.
Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje