Drejtësia

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Bajrave për vrasjen e Fatbardh Licit

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos, të cilët do të gjykohën për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2028.

Sipas SPAK, Behar Bajri akuzohet se organizoi vrasjen si hakmarrje në bashkëpunim me Safet Bajrin dhe ekzekutor direkt Astmer Bilalin.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. 

SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Boran Bërçana. 

Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilali kanë vrarë Fatbardh Licin më 8 gusht të vitit 2018, teksa po konsumonte kafe në lokalin me qira të të vëllait të tij në lagjen Kiras të Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë