Drejtësia

GJKKO e la në burg, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e paraburgimit të Durrësit

Gazeta Si – Një ditë pas vendimit të gjyqtarit Erion Bani për ta lënë në qeli, kryebashkiaku Erion Veliaj është transferuar mëngjesin e kësaj të ejteje në ambientet e paraburgimit në Durrës.

Sipas burimeve, Veliaj është sistemuar në një nga dhomat e paraburgimit, aty ku do të presë çështjen gjyqësore për akuzat e ngritura.

Në të njëjtat ambiente ndodhen edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja”.

Mbi Veliajn dhe të tjerët rëndojnë një sërë akuzash si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë.

Ditën e djeshme pas një seancë maratone, GJKKO nuk i ndryshoi masën e sigurisë kryebashkiakut Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrimit të paraqitjes”.

Gjykata la në burg biznesmenin Elman Abule dhe “detyrim paraqitje” 5 personat e tjerë nën hetim. Gjyqtari Bani mori këtë vendim pasi dëgjoi për më shumë se 6 orë personat e akuzuar, avokatët e tyre si dhe dy prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani. Ai qëndroi për më shumë se 1 orë në Dhomën e Këshillimit.

Erion Veliaj kërkoi lirimin nga qelia në këmbim të garancisë pasurore, por kërkesa e tij nuk u pranua nga GJKKO.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë