Drejtësia

GJKKO: Arrest me burg për 8 nga zyrtarët e dyshuar në përfshirje me tenderin 25 mln euro

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën arrest me burg për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të cilët dyshohen për përfshirjen në tenderin 25 milionë euro për uniformat e Policisë.

Për 8 të arrestuarit është konfirmuar masa ‘arrest me burg’ ndërsa për zyrtaren Anisa Bogdani, është lënë në fuqi ‘arrest shtëpie’ pasi duhet të kujdeset për fëmijën e saj të mitur. Seanca në fjalë është bërë me dyer të mbyllura, ndërkohë që personat e dyshuar kanë mohuar akuzat pasi pretendojnë se kanë kryer një procedurë tenderimi konform rregullave dhe kritereve të prokurimeve publike.

Mësohet se anëtarja e Njësisë së Prokurimit, përfaqësuesja e Policisë së Shtetit, Aurora Mullaj ka dëshmuar në Gjykatë për hetuesit dhe prokurorët speciale dhe ka rrëfyer të gjithë skemën që sipas saj Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në MPB, bashkë me vartës të tjerë kanë favorizuar kompaninë fituese të tenderit me vlerë 25 mln euro. Ajo deklaroi se nuk pranoi që të bashkëpunonte dhe të nënshkruante tabletat që ishin të bënin me ndryshimin e çmimit. Nga viti 2019, kur Policia e Shtetit bëri kërkesë për të marrë uniforma të reja dhe këpucë, janë shkëmbyer dhjetra shkresa dhe e-maile ndërmjet agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë