Drejtësia

GJK deklaron përfundimin e mandatit të Sonila Bejtes dhe shpall vakancën!

Gjykata Kushtetuese ka shpallur mbarimin e mandatit të anëtares Sonila Bejtja.

Pas konstatimit të Kushtetueses, vendimi i përcillet Presidentit Bajram Begaj, i cili pritet të hapë garën për plotësimin e vakancës në këtë gjykatë.

E vënë në lëvizje nga një kërkesë e presidentit Bajram Begaj për rastin e mandatit të anëtares Sonila Bejtja, me shumicë votash, gjykata vendosi më 16 tetor t’i japë përparësi parimit të ripërtëritjes së trupës së saj, çdo tre vjet me nga 3 anëtarë.

Për këtë arsye, Kushtetuesja vendosi që “fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson”.

Kështu, gjykata interpretoi se konkretisht 3 gjyqtarët që zëvendësohen në vitin 2025 janë: Holta Zaçaj, Elsa Toska dhe Sonila Bejtja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë