Nuk ka qenë një periudhë e mirë për Porton, një nga ekipet më të mëdha portugeze dhe europiane, që javët e fundit ka shënuar rezultate negative në nivel sportiv dhe ekonomik. Gjithçka ka shkuar ters dhe për këtë situatë që në korrik ëhstë menduar për të shtuar një person të ri në staf. Jo për anën teknike, është më shumë për skaramaci. Skuadrës së drejtuar nga Serxhio Konseisao i është bashkuar, siç bën me dije “A Bola”, një fallxhore.
Një vendim që lidhet me periudhën e errët të Portos, me aventura të pakëndshme dhe zhgënjime. Deri tani në fakt nuk ka dhënë efekt. Në fund të nëntorit forcat e rendit shkuan në zyrat e klubit me një mandat sekuestrimi në kuadrin e një hetimi për parregullsi që lidhen me transferimin e lojtarëve.

Më pas skuadra dështoi në ndeshjen vendimtare për kualifikimin për në 1/8-at e Ligës së Kampionëve, pasi u mund nga Atletiko Madrid, pa mundur të shfrytëzonte faktorin fushë në “Dragao”. Një ndeshje që u mbyll me humbje dhe sherr, si dhe me një ndëshkim për trajnerin, pasi kritikoi arbitrat.
Fallxhorja e Portos ka një pagë goxha të mirë, 15000 euro në muaj. Për të kanë dalë garant drejtuesit e klubit. Zonja Madalena Aroso është e besuara e Pinto da Kostës, presidentit të klubit. Dhe ajo trajtohet si një punonjëse e stafit, duke shkaktuar edhe ndonjë pakënaqësi. Çështje borderosh dhe… page.
“A Bola” shpjegon se fallxhorja konsiderohet nga drejtuesit si një “mjeke” dhe është futur në bordero që në korrik, duke sjellë kështu qejfmbetje brenda klubit, sepse paga e saj është më e lartë se e pjesëtarëve të ndryshëm të strutkturës së klubit. Lajmi ka dalë më pas, pas hetimit. Dhe sigurisht, nuk ka munguar ironia, që më së shumti lidhet me pagesat.
Fallxhorja nuk shënon gola, por ajo mund të ndihmojë që golat të bëhen, apo të evitohen ata të kundërshtarit. Dhe paguhet kaq shumë, sepse ashtu si për ata që zbresin në fushë, apo ata që drejtojnë skuadrën, puna e saj është e lidhur direkt me rezultatet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




