Shendet

Gjithçka që duhet të dinë gratë për shëndetin e tyre seksual

Ka shumë mite në rrjete sociale për shëndetin seksual të grave dhe një grua ka marrë misionin t’i hedhë poshtë ato. Jen Gunter, ka qenë një gjinekologe-obstetër në SHBA dhe Kanada për 25 vjet. Ajo është shumë e ashpër, kur bëhet fjalë për shëndetin e grave dhe kohët e fundit po bën takime, nëpër gjimnaze dhe universitete, për të folur rreth shëndetit seksual të grave.
Kohët e fundit ajo kundërshtoi me forcë faktin se përzierja e vezëve me luleshtrydhe mund të heqë erën e keqe në vaginë, të nxisë ekuilibrin hormonal dhe të rregullojë menstruacionet. Gunter, tha se kjo metodë nuk është as pjesë e ndonjë tradite të lashtë kineze dhe as ishte e vërtetuar shkencërisht.
Libri i fundit i Gunter, “Bibla e Vaginës” ka pasur një rekord shitjesh në shumë vende të botës. Në libër gjenden këshilla praktike, që mund të mësojnë gratë dhe të kujdesen për shëndetin e tyre. Këtu janë disa fakte që ajo i mendon të nevojshme se, duhet të dihen nga të gjitha gratë.

1-Është e rëndësishme të njihni konceptin e vaginës nga vulvat tuaja.
Vagina ndodhet brenda në trup dhe është kanali muskulor i cili lidh mitrën ne botën e jashtme. Ajo që shihni dhe prekni nga jashtë quhet vulvë.
Gunter thotë se është thelbësore të njohësh terminologjinë e saktë.
“Kur mendon të thuash fjalën vaginë ose vulvë, ekziston një ide e përgjithshme se ka diçka të ndyrë ose të turpshme për këtë gjë,” shprehet Gundtet.
Ajo shpjegon se në temin mjekësor, kjo zonë e trupit quhet “pudenda” që vjen nga latinishtja që do të thotë “turpëron”.
Gunter mendon se përdorimi i etiketimeve të tilla nuk është i dëmshëm për gratë vetëm emocionalisht, por mund të ketë edhe ndikim mjekësor tek to, pasi mund të mos jenë në gjendje të përshkruajnë saktësisht se çfarë problemi kanë.

2 - Vagina vetë-pastrohet.
Gunter ka vënë re një ndryshim të vërtetë në qëndrimet e grave 10 vitet e fundit, pasi ato janë mësuar se duhet të përdorin produkte për të hequr erën e keqe në vaginë. Por, Gunter thotë se nuk ka nevojë të përdorësh asgjë për të pastruar brenda vaginës. Ajo thekson se pastruesit aromatikë janë të dëmshëm.
“Vagina është një furrë vetë-pastrimi. Është një vaginë dhe jo një pina-kolada. Aromatizuesit janë si një cigare për vaginën tuaj,” shprehet Gunter.

3 - Vagina juaj është si një kopsht bakteresh
Vagina përmban një ushtri të baktereve "të mira" të cilat ndihmojnë për ta mbajtur atë të shëndetshëm.
“Mikrobioma vaginale është si një kopsht i të gjitha llojeve të ndryshme të baktereve, që funksionojnë së bashku për të mbajtur ekosistemin vaginal të shëndetshëm,” thotë Gunter.
Bakteret e mira prodhojnë substanca që krijojnë një mjedis me pak acid, i cili ndalon mbajtjen e baktereve “të këqija”, si dhe mukozën që mban gjithçka të lubrifikuar. Kjo është arsyeja pse pastrimi nuk është i mirë dhe është e rëndësishme të mbash ekuilibrin e baktereve.

4 – Qimet pubike janë aty për një arsye
Gunter ka parë një prirje tek gratë për të hequr qimet pubike, pasi mendojnë se janë më të pastra. “Kur hiqni qimet, ju shkaktoni një traumë mikroskopine në lëkurë. Zakonisht shohim pore të irrituara, gërvishtje dhe infeksione. Qimet pubike kanë një funksion, që është mbrojtja e lëkurës. Mund të ketë gjithashtu një rol në funksionimin seksual sepse secila qime pubike ka një nerv. Kjo është arsyeja që dhembu kur e heq atë,” thotë ajo.
5 - Plakja mund të ndikojë edhe në vaginë
Pasi kalojnë vitet, vezoret ndalojnë prodhimin e vezëve dhe menstruacionet ndalojnë, e kështu rrjedhimisht sasia e hormoneve në trup që i bëjnë gratë pjellore ka rënë ndjeshëm dhe nivelet e ulëta të estrogjenit, ndikojnë në vaginë dhe vulvë.
“Un mendoj se është e rëndësishme që gratë ta dinë këtë gjë sepse nuk kanë arsye pse të vuajnë, por duhet të flasin me mjekun e tyre pa asnjë lloj turpi” shprehet Gunter.
Sipas gjinekologes ekziston një mit, që thotë se nëse kryen marrëdhënie seksuale vazhdimisht të ndihmon që të kesh shëndet seksual, por mikro-traumat në indet vaginale, janë të prekshme edhe nga infeksionet, kështu që kjo gjë nuk vlen./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë