Gazeta Si – Me akuzën e shpërdorimit të detyrës, me dyshimin se kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike përmes një skeme ku matësat instaloheshin te qytetarë të ndryshëm pa i regjistruar, policia e Gjirokastrës ekzekutoi 16 masa sigurie, ku mes tyre figurojnë punonjës të OSHEE-së.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se është ekzekutuar vendimi për “arrest në burg”, për 4 persona dhe “arrest në shtëpi”, për 6 persona, punonjës dhe ish-punonjës të OSHEE-së Gjirokastër.
Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona shpërdoronin bazën materiale të drejtorisë, si dhe siguronin dhe instalonin matës të energjisë elektrike, pa i regjistruar.
Po ashtu, është ekzekutuar vendimi për masën e sigurisë “detyrim paratieje” dhe “ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë, të cilët vidhnin energji elektrike, nëpërmjet matësve.
Policia njofton se ka shpallur në kërkim edhe 1 ish-punonjës, me masë sigurie “arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Në banesën e njërit prej të arrestuarve, janë sekuestruar 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike e 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre.
Gjithashtu, janë sekuestruar sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.
Masat “arrest në burg”
– Sotir Kaçi, 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;
– Reiz Gjoleka, 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;
– Rasho Bizhga, 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
– Ignadjo Basha, 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.
Masat “arrest në shtëpi”
– Xhemal Bistri, 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;
– Ermal Xhavara, 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;
– Roland Skëndo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
– Seit Rondo, 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
– Sazan Braja, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
– Taulant Beqiri, 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.