Ka ndodhur

Gjirokastër, polici aksidenton për vdekje 12-vjeçarin me makinën private

Gazeta Si – Një punonjës policie, 24-vjeçari me iniciale E.D., ka përplasur për vdekje një fëmijë 12 vjeç me iniciale E.I., këmbësor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunë në orën 18:50 në aksin rural Valare-Gjirokastër.

Punonjësi i policisë në DVKM Gjirokastër, që drejtonte automjetin e tij privat tip “Benz”, banues në fshatin Valare, është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë