Nga Gazeta Si- Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër është hedhur nga kati i dytë i shkollës. Nxënësi, A. M. 16 vjeç ka hapur dritaren e klasës dhe është hedhur në oborr.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se ai është hedhur për shkak të një basti që ka vënë me nxënës të tjerë.
Sipas deklarimeve të 3 shokëve të tij në polici, ai u hodh për një bast 1 mijë lekë.
Nga rënia në tokë, ai ka thyer kyçin e këmbës dhe është dërguar në spital.
Në tre muajt e fundit në këtë gjimnaz i kanë dhënë fund jetës 2 nxënës, Irsa Muçollari dhe Veip Peçi për shkaqe ende të pazbardhura nga prokuroria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.