Ka ndodhur

Gjirokastër, ndezi zjarr në pronë shtetërore për hapjen e kullotave

Gazeta Si – Një 59-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër me akuzën për shkatërrim të pronës me zjarr.

Policia thotë se shtetasi I.M., banues në fshatin Plesat, u arrestua në flagrancë, pasi ka ndezur zjarr në pronë shtetërore, në vendin e quajtur “Kulla”, dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë