Një 29-vjeçar, me iniciale M.G., banues në Gjirokastër, është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur 27 kilogramë e 600 gram kanabis,
I riu u arrestua në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Sofratikës” pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Toyota Yaris”, u gjetën 27. 6 kg cannabis sativa.
Kurse, bashkëpunëtori i tij, K.M., 28 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe tre aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




