Gazeta Si – Një person është plagosur me armë gjahu në mënyrë aksidentale paraditen e kësaj të hëne në Gjirokastër.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Picar, ku 59-vjeçari A.M., ka qëlluar në drejtim të qenve, ndërkohë që shpërthimi i saçmes nga gryka e armës ka dëmtuar kushëririn e tij, S.M., i cili ndodhej në krah të tij.
Lëndimi nga saçmja ka qenë serioz dhe S.M., ka shkuar në spitalin rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Kanë qenë mjekët e spitalit ata që kanë njoftuar policinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




