Një 44 vjeçar është arrestuar në fshatin Zhulat të Gjirokastrës pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 71 vjeçe dhe e kanosi atë me armë gjahu.
E moshuara ka telefonuar policinë për të kallëzuar djalin e saj.
Menjëherë pas kallëzimit, policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasin Y. P., 44 vjeç.
“Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu çifte që e posedonte me leje” informoi policia e Gjirokastrës.
Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë thikë, që i posedonte 44-vjeçari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




