Ka ndodhur

Gjirokastër, arsenal armësh në banesën e një prej 4 vrasësve me pagesë të ndaluar në Greqi

Gazeta Si – Një arsenal armësh dhe municion luftarak janë zbuluar dhe sekuestruar në fshatin Labovë të Kryqit në Gjirokastër.

Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e Dhimitër Mecit, një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë

Po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur gjithashtu se në kuadër të këtij grupi kriminal, kanë qenë 4 persona, të cilët po hetohen dhe që dyshohet të jenë vrasës me pagesë. Ata janë Dhimitër Meci, Andrea Brokeri, Fatjon Prendi dhe Petro Theohari.

Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit Meci, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.

Ndërkohë Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe homologët grekë po vijojnë hetime të thelluara, për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë