Ka ndodhur

Gjirokastër, arrestohet një 28-vjeçar i akuzuar për vepra të ndryshme penale

Një 28 vjeçar ka rënë në pranga në Gjirokastër, i akuzuar për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale O.A., i cili ishte shpallur në kërkim që në tetor të 2020.

I arrestuari akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Kanosja”, “Vjedhja”, “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë